
Asistente Administrative
About the job
Asistentja Administrative është përgjegjëse për ofrimin e mbështetjes administrative dhe organizative për kompaninë dhe stafin drejtues. Pozicioni kërkon organizim të mirë, korrektësi, komunikim profesional dhe aftësi për të menaxhuar disa detyra në të njëjtën kohë.
Detyrat
- Administron, sistematizon dhe arkivon dokumentacionin e kompanisë.
- Menaxhon korrespondencën, email-et dhe komunikimet telefonike.
- Përgatit dokumente, raporte, tabela dhe materiale administrative.
- Organizon dhe koordinon takime, axhenda dhe aktivitete të ndryshme.
- Mban dhe përditëson të dhënat dhe dokumentacionin në sistemet e kompanisë.
- Koordinon komunikimin me klientë, furnitorë, partnerë dhe institucione.
- Ndjek dokumentacionin administrativ dhe siguron që detyrat të përfundojnë brenda afateve.
- Ofron mbështetje administrative për Administratorin dhe stafin e kompanisë.
- Menaxhon dhe organizon faturat, porositë dhe dokumentacionin përkatës, sipas procedurave të kompanisë.
- Siguron ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit dhe dokumenteve të kompanisë.
- Kryen detyra të tjera administrative të përcaktuara nga eprori.
Kualifikimet
- Arsim dhe/ose formim profesional të përshtatshëm për pozicionin preferohet të ketë përfunduar Bachelor në Drejtësi, Administrim Biznesi, Ekonomi;
- Aftësi të mira organizative dhe administrative;
- Njohuri të mira të programeve Microsoft Office, veçanërisht Word dhe Excel;
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
- Aftësi për organizimin dhe prioritizimin e detyrave;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, në komunikim me shkrim dhe me gojë;
Shënime
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën hr@kfc.al ose numrin +355 69 702 1304
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
Çdo informacion që do të paraqesin kandidatët lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standardeve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008.
Rreth kompanisë
KFC Albania is the official representative in Albania of the international brand Kentucky Fried Chicken (KFC), one of the most well-known and well-established global chains in the fast-food restaurant industry. KFC’s activity in Albania began as part of the brand’s expansion into regional markets, bringing international standards of quality, food safety, and customer service. Founded in 2016, KFC Albania has grown significantly, mainly located in Tirana, Durrës, and Vlorë. At KFC, our focus is on the customer and their satisfaction....