
Inventarizues (M)
Tirana Cash Carry
About the job
Kompania jonë po kërkon të punësojë një Inventarizues (M), për të mbikëqyrur dhe menaxhuar proceset e inventarizimit. Ky rol është i rëndësishëm për të siguruar saktësinë e të dhënave të inventarit dhe përmirësimin e efikasitetit operativ.
Detyrat
- Kryen inventarizime periodike dhe të paplanifikuara sipas nevojave të kompanisë.
- Verifikon gjendjen fizike të mallrave dhe e krahason me të dhënat në sistem.
- Identifikon, analizon dhe raporton diferencat e inventarit.
- Kontrollon saktësinë e dokumentacionit të hyrje-daljeve të mallrave.
- Bashkëpunon me departamentin e Financës, Magazinës dhe Logjistikës për evidentimin dhe sqarimin e diferencave.
- Përgatit raporte periodike mbi rezultatet e inventarit.
- Ndjek procesin e sistemimit të diferencave të evidentuara.
- Kontrollon lëvizjet e stokut dhe evidenton problematikat që mund të ndikojnë në saktësinë e inventarit.
- Siguron respektimin e procedurave të brendshme që lidhen me administrimin dhe kontrollin e stokut.
- Kryen detyra të tjera të lidhura me pozicionin sipas kërkesave të eprorit.
Kualifikimet
- Arsim i lartë në Financë, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Njohuri të mira të proceseve financiare dhe të menaxhimit të inventarit.
- Aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Excel.
- Njohja e programeve financiare/ERP përbën avantazh.
- Aftësi të mira analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në mënyrë të organizuar.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Eksperienca e mëparshme në inventar, financë ose magazinë përbën avantazh.
Shënime
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me subjektin: Inventarizues. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr. 9887 vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë për ‘Mbrojtjen e të Dhënave Personale’
Ose kontaktoni në +355 69 40 65 550
Rreth kompanisë
Food & beverage Të njohur për cilësinë, të dashur në shije!Kompani që tregëton produkte ushqimore me shumicë për Market, Bar, Hotel, Restorant