HR-Studio

Koordinator/e Prodhimi

HR-Studio
Tirane24 Shtator 2026Afati: 21 Tetor 2026

About the job

Kërkojmë një Koordinator/e Prodhimi të organizuar, të përgjegjshëm dhe me aftësi të mira koordinuese, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për organizimin dhe ndjekjen e proceseve të prodhimit, duke siguruar realizimin e planit në kohë dhe sipas standardeve të kërkuara.

Detyrat

  • Planifikon dhe koordinon aktivitetet ditore të prodhimit.
  • Organizon dhe shpërndan detyrat tek stafi sipas prioriteteve dhe planit të punës.
  • Monitoron ecurinë e prodhimit dhe respektimin e afateve.
  • Siguron që proceset të realizohen sipas standardeve të cilësisë dhe procedurave të kompanisë.
  • Koordinon nevojat për materiale, lëndë të parë dhe mjete pune me magazinën dhe departamentet përkatëse.
  • Evidenton dhe raporton problematikat apo vonesat gjatë procesit të prodhimit.
  • Ndjek produktivitetin dhe performancën e procesit të punës.
  • Bashkëpunon me departamentet e magazinës, logjistikës, shitjeve dhe administratës për realizimin në kohë të porosive.
  • Përgatit raporte periodike mbi ecurinë dhe rezultatet e prodhimit.
  • Propozon përmirësime për rritjen e eficiencës dhe optimizimin e proceseve.

Kualifikimet

  • Arsim i lartë, preferohet në Inxhinieri, Menaxhim Prodhimi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperienca në prodhim, koordinim ose menaxhim operacional përbën avantazh.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim të prioriteteve.
  • Aftësi për të koordinuar dhe komunikuar me ekipin.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të zgjidhur problematika operative.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.

Shënime


Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920

Rreth kompanisë

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Menaxher Prodhimi
Kategoria

Latest jobs from this company