Enpi

Drejtor Kantieri

Enpi
Tirane13 Shtator 2026Afati: 16 Tetor 2026

About the job

Drejtor Kantieri – park fotovoltaik me eksperiencë në menaxhimin dhe koordinimin e projekteve të ndërtimit, i cili do të jetë përgjegjës si për drejtimin operacional të kantierit, ashtu edhe për ndjekjen dhe koordinimin e pjesës së projektimit.

Detyrat

  • Menaxhimi dhe organizimi i përgjithshëm i aktivitetit në kantier.
  • Planifikimi dhe koordinimi i punimeve sipas projektit, afateve dhe standardeve teknike.
  • Ndjekja dhe koordinimi i projektimit, duke siguruar përputhjen e zbatimit në terren me projektet teknike.
  • Shqyrtimi i vizatimeve, detajeve teknike dhe dokumentacionit të projektit.
  • Koordinimi me arkitektë, inxhinierë, projektues, nënkontraktorë dhe furnitorë.
  • Menaxhimi dhe mbikëqyrja e stafit teknik dhe ekipeve të punës në kantier.
  • Hartimi dhe ndjekja e planit të punimeve dhe prioriteteve ditore/javore.
  • Kontrolli i cilësisë së punimeve dhe respektimit të specifikimeve teknike.
  • Evidentimi dhe zgjidhja e problematikave teknike që lindin gjatë zbatimit.
  • Monitorimi i materialeve, preventivave dhe përdorimit efikas të burimeve.
  • Raportimi periodik mbi ecurinë fizike të projektit, afatet dhe problematikat.
  • Garantimi i respektimit të rregullave të sigurisë dhe standardeve në kantier.
  • Plotesimi I dokumentacioneve (process verbale, librez masash, ditar kantieri, raportet).

Kualifikimet

  • Arsim i lartë
  • Eksperiencë e mëparshme në drejtimin dhe menaxhimin e kantiereve.
  • Eksperiencë dhe njohuri të mira në projektim dhe lexim projektesh teknike.
  • Aftësi të forta organizative, menaxheriale dhe koordinuese.
  • Aftësi për të menaxhuar disa procese dhe ekipe paralelisht.
  • Njohuri të programeve profesionale të projektimit dhe dokumentacionit teknik.
  • Përgjegjshmëri, vendimmarrje dhe orientim drejt rezultateve.
  • Disponibilitet per ndryshimin vendodhje pune

Shënime


Orari i punës: E hënë – E shtunë, 07:00–16:00.

Aplikoni në : +355684075400 ose info@enpi.al

Rreth kompanisë

Firma "ENPI" shpk e cila ka nje aktivitet me shume se 25 vjet ne tregun e industrise elektrike me cmimet me konkuruese, eshte e profilizuar ne tregetimin dhe instalimin e pajisjeve per Linja transmetimi deri ne 400 kV, linja shperndarje te energjise elektrike si dhe Impjanteve fotovoltaike.Materialet qe ne tregetojme jane :• Percjelles OPGW, Al, ALC dhe Cu te zhveshur dhe izoluar• Kabllo Al dhe Cu 1kV deri ne 35-110kV• Aksesore per kabllo deri ne 110 kV• Shtylla te zinguara...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier Ndërtimi
Kategoria