Rreth Kompanisë
B-BEGAJ SH.P.K. është një kompani shqiptare, e themeluar në vitin 2022, me seli në Tiranë, e cila ushtron aktivitetin e saj në fushën e prodhimit, përpunimit, montimit dhe tregtimit të dyerve, dritareve, fasadave dhe vetratave prej alumini dhe PVC-je.
Kompania ofron gjithashtu shërbime riparimi dhe mirëmbajtjeje, import-eksport të materialeve të aluminit, tregtim të materialeve të ndërtimit, si dhe realizimin e punimeve të ndryshme në sektorin e ndërtimit dhe rikonstruksionit të objekteve civile dhe industriale.