HalfPrice

3 Vakanca të Hapura
Prishtinë 0 ndjekës

Rreth Kompanisë

MODIVO PLATFORM është një nga kompanitë më të mëdha të shitjes me pakicë të këpucëve dhe veshjeve në Evropë. Duke operuar në 20 tregje, Grupi ofron një përvojë unike blerjeje omnichannel, duke ndërthurur një rrjet të gjerë prej mbi 1,500 dyqanesh fizike me një prani dinamike në tregtinë elektronike (e-commerce).
Portofoli i tij i larmishëm përfshin marka të njohura si CCC, HalfPrice, eobuwie, MODIVO, worldbox dhe Boardriders.
Grupi MODIVO ofron gjithashtu programin unik të besnikërisë MODIVOclub, i cili integron të gjitha markat e Grupit. Ky program u mundëson klientëve akses të hershëm në promocione dhe oferta, zbritje të veçanta për anëtarët, përfshirë oferta ekskluzive nga partnerët. Ndërkohë, anëtarët e MODIVOclub GOLD përfitojnë gjithashtu 10% rimbursim të vlerës së blerjeve (cashback).
Modivo S.A. është pjesë e indeksit bursier WIG20 dhe është e listuar në Bursën e Varshavës që prej vitit 2004.
HalfPrice
Ne bazohemi në konceptin e shitjes OFF-PRICE, që do të thotë se ofrojmë cilësi me çmimet më të mira.
Ekipi ynë i specialistëve të blerjeve dhe ekspertëve të trendeve bashkëpunon me marka dhe stilistë nga e gjithë bota.
Falë tyre, në HalfPrice mund të blini produkte të markave të njohura me çmime të jashtëzakonshme.
Kjo është mënyra jonë për t'i bërë blerjet tuaja të suksesshme!