Rreth Kompanisë
The Afterschool House është një qendër edukimi dhe shkollimi pas-shkollor për fëmijë, e fokusuar në arsimimin, edukimin dhe zhvillimin e tyre akademik e personal. Qëllimi kryesor i qendrës është që koha pas shkollës të shfrytëzohet në mënyrë produktive, duke u ofruar fëmijëve mbështetjen dhe përkujdesjen e nevojshme në procesin e të mësuarit.
Në The Afterschool House, fëmijët mësojnë, kryejnë detyrat e shkollës, përforcojnë njohuritë e marra në mësim dhe zhvillojnë aftësi të reja nën udhëzimin dhe kujdesin e stafit. Vëmendje e veçantë i kushtohet jo vetëm rezultateve shkollore, por edhe edukimit të fëmijëve, formimit të zakoneve të mira të të mësuarit, përgjegjshmërisë, disiplinës dhe pavarësisë.
Krahas procesit mësimor, qendra ofron aktivitete edukative dhe krijuese që ndihmojnë në zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve. The Afterschool House synon të jetë një vazhdimësi e natyrshme e shkollës, ku çdo fëmijë mbështetet për t'u arsimuar, edukuar dhe zhvilluar në një ambient pozitiv dhe të sigurt.
Email: [email protected]
Telefon: +355696381652
Vakanca të Hapura në The Afterschool House
0 VakancaNuk ka vakanca të hapura nga kjo kompani për momentin.
Ndiqni këtë kompani për t'u njoftuar sapo të publikohen mundësi të reja pune.