HR-Studio

Inxhinier/e Zbatimi për Strukturat e Parqeve Fotovoltaike

HR-Studio
Tirane10 Shtator 2026Afati: 21 Tetor 2026

About the job

HR Studio po kërkon për një kompani partnere një Inxhinier/e Zbatimi për Strukturat e Parqeve Fotovoltaike, me eksperiencë në drejtimin dhe mbikëqyrjen e punimeve në kantier.

Roli do të jetë përgjegjës për zbatimin korrekt të projektit strukturor në terren, koordinimin e ekipeve të montimit dhe kontrollin teknik të strukturave mbajtëse.

Detyrat

  • Ndjekja dhe zbatimi i projektit strukturor të parkut fotovoltaik në terren.
  • Drejtimi dhe koordinimi i punëtorëve dhe ekipeve të montimit.
  • Kontrolli i montimit sipas vizatimeve dhe specifikimeve teknike.
  • Verifikimi i pozicionimit, kuotave, vertikalitetit dhe ngulitjes së pilotave.
  • Kontrolli i lidhjeve strukturore dhe shtrëngimit të bulonave.
  • Ndjekja e testeve pull-out dhe torque.
  • Koordinimi me topografin, ekipin elektrik dhe nënkontraktorët.
  • Evidentimi dhe raportimi i problematikave teknike në kantier.
  • Përgatitja e raporteve ditore dhe dokumentacionit fotografik.
  • Garantimi i respektimit të standardeve të cilësisë dhe sigurisë në kantier.

Kualifikimet

  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi/Strukturë.
  • Eksperiencë në zbatim dhe drejtim punimesh në kantier.
  • Eksperiencë në parqe fotovoltaike.
  • Aftësi shumë të mira në leximin e projekteve dhe vizatimeve strukturore.
  • Njohuri në AutoCAD dhe Excel.
  • Aftësi në organizimin dhe drejtimin e ekipeve në terren.
  • Patentë kategoria B dhe gatishmëri për qëndrim pranë kantierit.
  • Përgjegjshmëri, vëmendje ndaj detajeve dhe orientim drejt cilësisë.
  • Orari: E hënë – E shtunë | 07:00–16:00

Shënime


Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com , +355 69 45 04 920

Rreth kompanisë

HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier
Kategoria