
Shefe Finance
About the job
DIMAL INC kompani që operon në fushën e prodhimit dhe distribucionit kërkon të punësojë Shefe Finance, e cila do të jetë përgjegjëse për organizimin, koordinimin dhe kontrollin e proceseve financiare dhe kontabël të kompanisë.
Detyrat
- Organizon dhe mbikëqyr punën e Departamentit të Financës, duke siguruar realizimin korrekt dhe në kohë të proceseve financiare dhe kontabël.
- Kontrollon arkëtimet, pagesat, lëvizjet e arkës dhe bankës, si dhe rakordimet me klientët, furnitorët dhe departamentet përkatëse.
- Përgatit dhe analizon raportet periodike financiare mbi të ardhurat, shpenzimet, detyrimet, likuiditetin dhe performancën financiare të kompanisë.
- Merr pjesë në përgatitjen dhe monitorimin e buxheteve, analizon devijimet ndërmjet planifikimit dhe realizimit dhe propozon masa për kontrollin dhe optimizimin e shpenzimeve.
- Analizon kostot e prodhimit, lëndëve të para, materialeve ndihmëse, paketimit dhe distribucionit, duke bashkëpunuar me departamentet përkatëse për kontrollin e kostove dhe përllogaritjen e çmimeve.
- Mbikëqyr dokumentacionin financiar dhe kontabël, deklarimet tatimore, inventarizimet dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për auditime dhe kontrolle.
- Monitoron fluksin e parasë (cash flow), identifikon risqet financiare dhe përgatit analiza dhe informacione financiare për mbështetjen e menaxhmentit në vendimmarrje.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
- Minimumi 4–5 vite eksperiencë në financë/kontabilitet.
- Eksperienca në kompani prodhimi dhe distribucioni përbën avantazh.
- Njohuri të mira të kontabilitetit, legjislacionit tatimor dhe analizës së kostove.
- Njohuri shumë të mira të Excel-it dhe programeve financiare/ERP.
- Aftësi të mira analitike, organizative dhe menaxheriale.
- Integritet, korrektësi dhe konfidencialitet profesional.
Shënime
Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me foto dhe Letër Interesi me email në adresën : recruitment@dimal.com ose kontaktoni ne numrin e telefonit: 0688030934
Vetëm kandidatet që do të përzgjidhen do të njoftohen për interviste pranë zyrave të kompanisë.
Rreth kompanisë
Themeluar në 2019, DIMAL INC është një kompani inovative e specializuar në përpunimin e mishit dhe nënprodukteve të tij. Çdo fillim ka një histori, në këtë rast janë puna dhe pasioni i vëllezërve Goxha për cilësinë dhe shijen e cila është kthyer në moton e kompanisë “Pasion dhe shije”.Filozofia e DIMAL INC qëndron në përkushtimin ndaj cilësisë, autenticitetit dhe teknologjisë së avancuar. Ekipi ynë, i përbërë nga teknologë, konsulentë, menaxherë prodhimi, etj., është i dedikuar për të ofruar produkte cilësore...
