
Specialist i Planifikimit dhe Kostove të Prodhimit
About the job
DIMAL INC kërkon të punësojë një Planer/Kostoist, i cili do të jetë përgjegjës për planifikimin e prodhimit, përllogaritjen dhe analizën e kostove, si dhe monitorimin e stokut dhe proceseve të prodhimit.
Detyrat
- Përgatit dhe ndjek planet ditore, mujore dhe tremujore të prodhimit.
- Përllogarit kostot standarde dhe reale të produkteve dhe analizon diferencat.
- Monitoron konsumin e lëndëve të para dhe verifikon përputhjen me recetat/standardet e prodhimit.
- Ndjek nivelet e stokut dhe bashkëpunon me magazinën për saktësinë e hyrje-daljeve dhe inventarëve.
- Monitoron humbjet teknologjike, mbetjet dhe nënproduktet gjatë procesit të prodhimit.
- Përgatit raporte periodike mbi prodhimin, kostot, konsumin dhe stokun.
- Kontrollon saktësinë e të dhënave të regjistruara në sistem.
- Bashkëpunon me prodhimin, magazinën, blerjet, shitjet dhe financën për koordinimin e proceseve.
- Identifikon mundësi për optimizimin e kostove dhe përmirësimin e efikasitetit operacional.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi, Inxhinieri Industriale ose fusha të ngjashme.
- 2–3 vite përvojë në planifikim, analizë kostosh ose kontroll prodhimi.
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel.
- Njohuri në sistemet ERP përbëjnë avantazh.
- Aftësi analitike, organizative dhe komunikimi.
- Përvoja në industrinë ushqimore përbën avantazh.
Shënime
Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me foto dhe Letër Interesi me email në adresën : recruitment@dimal.com ose kontaktoni ne numrin e telefonit: 0688030934
Vetëm kandidatet që do të përzgjidhen do të njoftohen për interviste pranë zyrave të kompanisë.
Rreth kompanisë
Themeluar në 2019, DIMAL INC është një kompani inovative e specializuar në përpunimin e mishit dhe nënprodukteve të tij. Çdo fillim ka një histori, në këtë rast janë puna dhe pasioni i vëllezërve Goxha për cilësinë dhe shijen e cila është kthyer në moton e kompanisë “Pasion dhe shije”.Filozofia e DIMAL INC qëndron në përkushtimin ndaj cilësisë, autenticitetit dhe teknologjisë së avancuar. Ekipi ynë, i përbërë nga teknologë, konsulentë, menaxherë prodhimi, etj., është i dedikuar për të ofruar produkte cilësore...
