Adria Talent Group

Data Entry

Tirane • 09/11/2026 • Afati: 15/12/2026 • 32

Rreth pozicionit

Përdor anglishten. Zhvillo aftësitë e tua. Puno me biznese amerikane.

Adria Talent Group fton kandidatë që dëshirojnë të fitojnë përvojë ndërkombëtare duke punuar nga zyra jonë në Tiranë.

Nëse komunikon mirë në anglisht, organizon me kujdes detyrat dhe merr përgjegjësi për punën tënde, duam të të njohim.

Na trego çfarë di të bësh dhe në cilën fushë dëshiron të zhvillohesh: mbështetje administrative, shërbim ndaj klientit apo shitje. Aplikimet shqyrtohen sipas aftësive, përvojës dhe pozicioneve të disponueshme.

Puna me biznese në SHBA të jep mundësi të përdorësh anglishten çdo ditë, të njohësh praktikat e tyre të punës dhe të zhvillosh aftësi në komunikim, organizim dhe bashkëpunim.

  • Vendndodhja: Tiranë, punë në zyrë.
  • Paga mujore: 1,200 USD bruto / 957.83 USD neto.
  • Orari: Sipas biznesit amerikan; mund të përfshijë pasdite, mbrëmje ose orë gjatë natës. Orari i saktë sqarohet për çdo pozicion.

Kualifikimet

  • Anglishte të mirë në të folur dhe në të shkruar.
  • Aftësi në përdorimin e kompjuterit dhe mjeteve digjitale.
  • Përgjegjshmëri, përpikëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Gatishmëri për të mësuar, bashkëpunuar dhe zgjidhur probleme.
  • Disponueshmëri për punë në zyrë në Tiranë, me orar të përshtatur me bizneset amerikane.

Shënime

Si të aplikosh

Apliko përmes MyJobs ose drejtpërdrejt në faqen tonë:

https://adriatalentgroup.al/sq/#apply

Dërgo CV-në, fushën që të intereson dhe ditët e orët kur mund të punosh. Nëse aplikon në faqen tonë, plotëso edhe intervistën me video pas dërgimit të formularit.

Hapi yt i radhës në karrierë mund të fillojë këtu, në Tiranë.