Rreth pozicionit
Kompania Timak Defence kerkon te punesoje : Graphic Designer
Detyrat
- Krijimi i materialeve grafike për rrjetet sociale, website, prezantime, katalogë, datasheets, broshura dhe fushata marketingu.
- Zhvillimi i koncepteve vizuale në përputhje me identitetin dhe strategjinë e markave të grupit.
- Adaptimi i materialeve grafike për formate, platforma dhe audienca të ndryshme.
- Përpunimi dhe retushimi profesional i fotografive të produkteve.
- Përgatitja e materialeve për printim dhe koordinimi teknik me furnitorët.
- Krijimi i grafikave, infografikave dhe elementeve vizuale për produkte teknike.
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut, fotografët, videografët dhe departamentet teknike.
- Menaxhimi i disa projekteve njëkohësisht dhe respektimi i afateve.
- Organizimi dhe arkivimi i materialeve grafike dhe skedarëve burimorë.
- Sigurimi i konsistencës vizuale në të gjitha komunikimet e kompanisë.
Kualifikimet
- Minimumi 3 vite eksperiencë profesionale në graphic design.
- Diplomë në Graphic Design, Visual Communication, Multimedia ose fusha të ngjashme.
- Njohuri shumë të mira të Adobe Creative Suite, veçanërisht Photoshop, Illustrator dhe InDesign.
- Aftësi të mira në layout, tipografi, kompozim, teori ngjyrash dhe përpunim fotografie.
- Eksperiencë në krijimin e materialeve digjitale dhe për printim.
- Portfolio që demonstron projekte reale dhe aftësi të forta vizuale.
- Aftësi për të interpretuar brief-e dhe për t’i kthyer në zgjidhje kreative dhe funksionale.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi të mira organizative.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Shënime
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë Cv e tyre në adresat:
Email: hr@timak.com
Whatsapp: 0692026668