Kalaja Talent Consulting

Jurist/e

Tirane • 23/11/2026 • Afati: 18/12/2026 • 23

Rreth pozicionit

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Jurist/e.

Detyrat

  • Asistimi në përgatitjen, hartimin dhe shqyrtimin e kontratave, marrëveshjeve dhe dokumenteve të ndryshme ligjore.
  • Përgatitja e shkresave zyrtare, kërkesave dhe dokumentacionit juridik.
  • Ndjekja dhe administrimi i dokumentacionit ligjor dhe kontraktor të kompanisë.
  • Kërkimi, interpretimi dhe monitorimi i ndryshimeve në legjislacionin shqiptar.
  • Asistimi në ndjekjen e procedurave administrative dhe ligjore pranë institucioneve përkatëse.
  • Sigurimi i përputhshmërisë së veprimtarisë së kompanisë me legjislacionin në fuqi.
  • Ndjekja e afateve ligjore dhe detyrimeve kontraktuale.
  • Ofrimi i mbështetjes ligjore për departamentet e tjera të kompanisë.
  • Bashkëpunimi me juristët dhe strukturat përkatëse për trajtimin e çështjeve ligjore.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Drejtësi.
  • 1–2 vite përvojë pune në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri të mira mbi legjislacionin shqiptar dhe procedurat administrative e ligjore.
  • Përvojë bazë në hartimin dhe shqyrtimin e kontratave dhe dokumentacionit juridik.
  • Njohuri të mira të paketës MS Office.
  • Aftësi shumë të mira komunikuese, analitike dhe organizative.
  • Vëmendje ndaj detajeve, korrektësi dhe përgjegjshmëri.
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të respektuar afatet kohore.
  • Dëshirë për zhvillim dhe rritje profesionale në fushën juridike.

Shënime


Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.