Alba Conf

Kontrollore Cilesie Durres

Durrës • 24/11/2026 • Afati: 18/12/2026 • 16

Rreth pozicionit

Alba Conf sh.p.k. kërkon të punësojë një Kontrollore Cilësie, e cila do të jetë përgjegjëse për kontrollin dhe sigurimin e cilësisë së produkteve gjatë procesit të prodhimit, duke garantuar respektimin e standardeve dhe kërkesave të kompanisë.

Detyrat

  • Kontrollon cilësinë e produkteve gjatë dhe në përfundim të procesit të prodhimit.
  • Identifikon defektet dhe parregullsitë në produkte.
  • Siguron respektimin e standardeve të cilësisë dhe specifikimeve teknike.
  • Raporton problematikat dhe bashkëpunon me ekipin e prodhimit për korrigjimin e tyre.
  • Verifikon përputhshmërinë e produkteve përpara dorëzimit.

Kualifikimet

  • Preferohet eksperiencë e mëparshme në kontrollin e cilësisë.
  • Njohuri mbi proceset e qepjes, materialet dhe standardet e cilësisë.
  • Aftësi për të identifikuar defektet dhe për të vlerësuar cilësinë e produkteve.
  • Vëmendje ndaj detajeve, korrektësi dhe përgjegjshmëri.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
  • Aftësi organizative dhe respektim i afateve të punës.

Shënime

Transport i siguruar nga kompania.

Për të aplikuar ose për më shumë informacion, kontaktoni: +355 69 707 0235