GROWIN

Marketing Team Leader

Tirane • 29/10/2026 • Afati: 07/12/2026 • 21

Rreth pozicionit

*GROWIN PO PUNËSON | MARKETING TEAM LEAD*

Në Growin kërkojmë një drejtues/e të ekipit të marketingut që di ta kthejë objektivin e një biznesi në një plan konkret për përmbajtjen dhe reklamat, t’i japë drejtim ekipit dhe të vendosë çfarë duhet ndryshuar kur një fushatë nuk po arrin rezultatet e pritshme.

Do të drejtosh një ekip me *dizajnerë grafikë, specialist/e të Meta Ads, krijues/e përmbajtjeje dhe specialist/e të social media*. Do të mbash përgjegjësi për prioritetet, cilësinë e punës, afatet dhe rezultatet për disa klientë njëkohësisht.

Çfarë do të bësh

  • Ndërton planet mujore të marketingut sipas objektivave të çdo klienti, nga përmbajtja organike te fushatat me pagesë.
  • Ndan detyrat, koordinon ngarkesën e ekipit dhe jep feedback konkret gjatë realizimit të punës.
  • Drejton zhvillimin e ideve kreative, kalendarëve të përmbajtjes, skenarëve për Reels, dizajnit dhe editimit të videove.
  • Miraton materialet para publikimit.
  • Mbikëqyr fushatat në Meta Ads dhe vendos me specialistin/en çfarë të testohet në audiencë, buxhet dhe materiale reklamuese.
  • Analizon rezultatet dhe i shpjegon ekipit dhe klientëve çfarë funksionoi dhe cilat ndryshime do të bëhen në vijim.

Çfarë kërkojmë

  • Minimumi *5 vite eksperiencë në marketing digjital, nga të cilat të paktën **2 vite në drejtimin e një ekipi marketingu*.
  • Eksperiencë në menaxhimin paralel të disa klientëve ose markave. Përvoja në agjenci përbën avantazh.
  • Njohuri të forta në social media, strategji përmbajtjeje dhe trende, me aftësi për t’i përshtatur idetë me audiencën dhe objektivin e çdo marke.
  • Eksperiencë praktike në *Meta Ads Manager* dhe aftësi për të vlerësuar performancën e fushatave sipas objektivit, kostos për rezultat dhe konvertimeve.
  • Aftësi për të vlerësuar dizajnin, tekstin dhe videon, si dhe për t’i dhënë ekipit udhëzime të qarta për përmirësim.
  • Aftësi në delegim, vendosjen e prioriteteve dhe komunikimin me ekipin e klientët.
  • Njohuritë praktike në *Google Ads* dhe editimi bazë i videove të shkurtra përbëjnë avantazh.

Si të aplikosh

Dërgo *CV-në, portofolin dhe një shembull fushate që ke drejtuar* në **departamentiburimenjerezore@gmail.com, me subjektin **Marketing Team Lead – Growin*.

Na trego shkurt cili ishte objektivi i fushatës, si e drejtove ekipin dhe çfarë rezultati arritët.