HR-Studio

Punonjes Magazine

Tirane • 29/10/2026 • Afati: 26/11/2026 • 26

Rreth pozicionit

HR Studio është në kërkim të një Punonjësi Magazine, i cili do të angazhohet në pritjen, sistemimin dhe përgatitjen e mallrave, si dhe në vendosjen e etiketave në produkte.

Detyrat

  • Pritja dhe kontrolli i mallrave që hyjnë në magazinë.
  • Sistemimi i produkteve në vendet përkatëse, sipas kategorive dhe udhëzimeve.
  • Përgatitja e porosive për paketim dhe shpërndarje.
  • Vendosja e etiketave në produkte dhe kontrolli i saktësisë së tyre.
  • Mbështetja në numërimin dhe inventarizimin e mallrave.
  • Raportimi i mungesave, dëmtimeve ose pasaktësive të konstatuara.
  • Ruajtja e rregullit, pastërtisë dhe respektimi i rregullave të sigurisë në magazinë.

Kualifikimet

  • Eksperienca e mëparshme në magazinë përbën avantazh.
  • Aftësi organizative dhe kujdes ndaj detajeve.
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi në realizimin e detyrave.
  • Aftësi për të bashkëpunuar me ekipin.
  • Disponueshmëri për të punuar vetëm në turnin e dytë.

Shënime



Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920