Rreth pozicionit
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Menaxher/e Operacional.
Detyrat
- Menaxhimi dhe koordinimi i dërgesave kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Organizimi dhe ndjekja e transporteve rrugore, detare dhe/ose ajrore.
- Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët, transportuesit dhe partnerët logjistikë.
- Negocimi i tarifave, kostove dhe kushteve të transportit.
- Identifikimi i mundësive të reja të biznesit dhe zgjerimi i portofolit të klientëve.
- Monitorimi i proceseve logjistike dhe zgjidhja e problematikave gjatë transportit.
- Sigurimi i realizimit të dërgesave brenda afateve dhe sipas standardeve të kërkuara.
- Mbikëqyrja e performancës operacionale dhe optimizimi i proceseve të punës.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Logjistikë, Ekonomi, Biznes ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në Freight Forwarding, Logjistikë ose Transport Ndërkombëtar.
- Njohuri shumë të mira të tregut të transportit dhe logjistikës.
- Eksperiencë në organizimin e transporteve rrugore, detare dhe/ose ajrore.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe menaxhimi të klientëve.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi të mira organizative, koordinuese dhe analitike.
- Aftësi për të menaxhuar disa procese njëkohësisht dhe për të punuar nën presion.
Shënime
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.