Agikons

Operator Makinerie për Tranxhe dhe Piega

Tirane • 16/11/2026 • Afati: 03/12/2026 • 22

Rreth pozicionit

Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të një Operatori të Makinerisë për Tranxhe dhe Piega të përkushtuar dhe të përgjegjshëm për t’iu bashkuar stafit të kompanisë. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi teknike, përkushtim ndaj cilësisë dhe dëshirë për zhvillim profesional.

Detyrat

  • Operimi i makinerive për tranxhe dhe piega
  • Vendosja dhe rregullimi i parametrave të punës sipas specifikimeve
  • Kontrolli i cilësisë së produktit gjatë dhe pas procesit
  • Mirëmbajtja bazë e makinerisë dhe raportimi i problemeve teknike
  • Respektimi i rregullave të sigurisë në punë

Kualifikimet

  • Përvojë e mëparshme në operimin e makinerive (avantazh tranxhe/piega)
  • Preferohet të ketë njohuri bazë teknike dhe aftësi për të lexuar skica

Shënime

Kandidatët e interesuar jane te lutur te kontaktojne ne numrin: +355 67 206 4428.

Departamenti i Burimeve Njerezore
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selite, Tirane