Explore Albania Holidays

Operatore Turistike ne Incoming

Tirane • 30/10/2026 • Afati: 26/11/2026 • 19

Rreth pozicionit

Kërkojmë: Operator/e Turistik/e për Incoming

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhimi i operacioneve të përditshme dhe i programeve turistike tokësore në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë Veriore.
  • Asistimi i udhëtarëve sa herë që është e nevojshme dhe sigurimi i mbarëvajtjes së shërbimeve.
  • Asistimi me rezervimet në hotele, organizimi i transfertave dhe bashkëpunimi me drejtuesit e tureve.
  • Përgatitja e ofertave sipas udhëzimeve të Drejtorit të Përgjithshëm / Menaxherit të Operacioneve.
  • Pranimi i faturave nga furnitorët dhe verifikimi i saktësisë së shumave të faturuara.
  • Koordinimi me zyrën qendrore në Athinë.

Orari i punës:

  • Gjatë sezonit veror: 09:00–18:00.
  • Gjatë sezonit dimëror: 09:00–17:00.
  • Fundjavat dhe festat zyrtare janë ditë pushimi, sipas legjislacionit shqiptar.
  • Kërkohet disponueshmëri telefonike gjatë fundjavave, kur është e nevojshme.

Te interesuarit te dergojne CV : albert@eghgroup.com