Eco Riciklim

Pergjegjes Turni II (M)Elbasan

Elbasan • 09/11/2026 • Afati: 07/12/2026 • 16

Rreth pozicionit

Subjekti “ECO RICIKLIM” Sh.p.k, me seli në adresën Elbasan, Metalurgji, Bradashesh kerkon te punesoje Pergjegjes Turni II (M) të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit tonë.

Detyrat

  • Organizimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e punës gjatë turnit.
  • Menaxhimi dhe koordinimi i stafit, duke siguruar shpërndarjen e qartë të detyrave dhe përgjegjësive për secilin anëtar të ekipit.
  • Monitorimi i performancës së punonjësve dhe sigurimi i respektimit të standardeve të cilësisë, produktivitetit dhe disiplinës në punë.
  • Identifikimi dhe zgjidhja në kohë e problematikave që mund të lindin gjatë procesit të punës.
  • Komunikimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me drejtuesit dhe departamentet përkatëse për të garantuar një koordinim sa më të mirë të proceseve.

Kualifikimet

  • Eksperience e meparshme ne nje pozicion te ngjajshem perben avantazh.
  • Aftësi të mira organizative dhe drejtuese, me fokus në menaxhimin e punonjesve dhe proceseve.
  • Aftësi të zhvilluara komunikimi, bashkëpunimi dhe menaxhimi të situatave të ndryshme.
  • Korrektësi, integritet dhe përkushtim ndaj detyrave.
  • Aftësi për të punuar në grup, për të marrë vendime dhe për të përballuar situata që kërkojnë reagim të shpejtë.
  • Orientim drejt rezultateve, efikasitetit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve të punës.

Shënime


Çfare ofrojme:

  • Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
  • Kushte shume te mira pune.
  • Mjedis profesional dhe serioz pune.
  • Page konkurruese ne varesi te ekperiences se meparshme dhe kualifikimet.
  • Stabilitet dhe mundësi për një bashkëpunim afatgjatë.

Nëse jeni të motivuar për zhvillim profesional dhe dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi dinamik, ju ftojmë të aplikoni!

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në adresen e email hr@ecoriciklim.al.

Do te njoftohen vetem personat e perzgjedhur.