Rreth pozicionit
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
Ne jemi në kërkim të një Punëtori Ndihmës në Kantier, Palasë, Dhërmi
Detyrat
- Mbajtja në gjendje të rregullt e ambienteve të punës në kantier.
- Kryerja e punimeve të vogla ndihmëse, përfshirë mirëmbajtjen dhe vendosjen e kubikëve.
- Ndihma në shkarkimin e materialeve nga furnitorët, për ngarkesa të vogla.
- Kryerja e riparimeve të vogla dhe ndërhyrjeve të thjeshta në kantier.
- Ndihma në vendosjen dhe sistemimin e materialeve izoluese, si polisteroli dhe gjeotekstili.
- Kryerja e punimeve të pastrimit në kantier dhe në zonat e përcaktuara.
- Zbatimi i detyrave të tjera ndihmëse të kërkuara nga përgjegjësi i kantierit.
Shënime
Vendodhja: Palasë, Dhërmi
Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin: +355672064428.