Alix Avien

Shitese Kozmetike

Tirane • 16/11/2026 • Afati: 11/12/2026 • 20

Rreth pozicionit

Alix Avien kërkon të punësojë Shitëse Kozmetike.

Shitësja e kozmetikës do të jetë përgjegjëse për prezantimin dhe shitjen e produkteve ALIX AVIEN, këshillimin e klientëve mbi produktet kozmetike dhe ofrimin e një eksperience sa më pozitive gjatë blerjes. Gjithashtu, do të kujdeset për prezantimin estetik të produkteve dhe mirëmbajtjen e hapësirës së shitjes.

Detyrat

  • Prezantimi dhe shitja e produkteve kozmetike.
  • Këshillimi i klientëve mbi produktet dhe përdorimin e tyre.
  • Realizimi i make-up-it dhe demonstrimi i produkteve tek klientët.
  • Kujdesi për sistemimin dhe ekspozimin e produkteve në dyqan.
  • Ndjekja e objektivave të shitjes.
  • Ruajtja e një komunikimi profesional dhe miqësor me klientët.

Kualifikimet

  • Të ketë të paktën 6 muaj eksperiencë në shitje në fushën e kozmetikës.
  • Të ketë njohuri mbi produktet kozmetike dhe make-up.
  • Të ketë aftësi në realizimin e make-up-it.
  • Të jetë energjike, e komunikueshme dhe pozitive.
  • Të ketë aftësi të mira bindëse dhe këshilluese.
  • Të jetë e përgjegjshme dhe e përkushtuar në punë.

Shënime


Lokacioni – Rruga e Kavajës.

Dergoni CV tuaj ne what’s up +355672066677 ose ne email: rekrutime.stina@gmail.com