Rreth pozicionit
Në kompaninë Infinity Investment Group, ne sjellim së bashku një grup të larmishëm ekspertësh të industrisë Gaming, ku secili kontribuon për krijimin e projekteve të jashtëzakonshme të kazinove në hotelet me 5 yje, në Shqipëri. Në kuadër të aktiviteteve tona në Grand Casino Tirana, Arena Casino Tirana dhe Tirana International Casino, jemi në kërkim të një profesionisti për pozicionin HR Specialist, me kohë të plotë, pranë zyrave qendrore të kompanisë.
Përmbledhja e Pozicionit:
HR Specialist do të mbështesë dhe menaxhojë proceset kryesore të Burimeve Njerëzore, duke përfshirë rekrutimin, onboarding, trajnimet, administrimin e stafit, vlerësimin e performancës dhe koordinimin me departamentet për çështjet që lidhen me punonjësit.
Bashkohuni me ekipin tonë dhe zhvilloni karrierën tuaj në një ambient pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
Jemi në kërkim të një kandidati të motivuar, me eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore, aftësi të mira organizative dhe komunikuese, i cili dëshiron të kontribuojë në menaxhimin dhe zhvillimin e proceseve HR, si dhe në krijimin e një eksperience pozitive për punonjësit tanë.
Detyrat
- Menaxhimi i proceseve të rekrutimit dhe përzgjedhjes së punonjësve të rinj.
- Ndjekja e procedurave të onboarding dhe largimit të stafit.
- Organizimi dhe koordinimi i trajnimeve të brendshme.
- Menaxhimi i lejeve, mungesave dhe dokumentacionit të punonjësve.
- Ndjekja e problematikave të stafit dhe ofrimi i asistencës së nevojshme.
- Koordinimi me departamentet për nevojat, performancën dhe çështjet që lidhen me stafin.
- Mbështetja në hartimin dhe ndjekjen e skemave të bonuseve dhe incentivave.
- Përgatitja e komunikimeve dhe dokumenteve zyrtare HR.
- Kujdesi për zbatimin e rregullores së brendshme, politikave të kompanisë dhe disiplinës në punë.
- Përgatitja e raporteve periodike mbi rekrutimet, largimet, trajnimet, mungesat dhe çështje të tjera HR.
- Propozimi i përmirësimeve në proceset HR dhe në menaxhimin e stafit.
- Organizimi i aktiviteteve të brendshme për stafin, si retreat-e, evente argëtuese dhe aktivitete motivuese për forcimin e bashkëpunimit dhe frymës së ekipit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet në Fakultetin Juridik, Shkenca Sociale, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Të ketë eksperiencë në të njëjtin pozicion minimalisht për një periudhë 3 vjeçare.
- Të ketë njohuri shumë të mira mbi praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore.
- Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
- Të ketë njohje shumë të mirë të paketës Microsoft Office.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe koordinimi me departamente të ndryshme.
- Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, korrektësia dhe përgjegjshmëria.
Shënime
Ofrojmë:
- Pagë konkurruese
- Ambient pune pozitiv, modern dhe bashkëpunues, pranë ambjenteve të stadiumit Air Albania.
Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit:
Email: hr@infinityinvestment.al
ose Cel. : +355694089112
**Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të kontaktohen për intervistë.