Enpi

Inxhinier Elektrik

Tirane • 23/11/2026 • Afati: 14/12/2026 • 25

Rreth pozicionit

Kërkohet një Inxhinier Elektrik me eksperiencë në projektet e ndërtimit dhe instalimet elektrike, për ndjekjen teknike, koordinimin dhe kontrollin e sistemeve elektrike në objekt

Detyrat

  • Ndjekja dhe kontrolli i punimeve elektrike në kantier sipas projekteve të miratuara dhe specifikimeve teknike.
  • Leximi dhe verifikimi i skemave elektrike, planeve të fuqisë, ndriçimit dhe sistemeve ndihmëse.
  • Koordinimi i instalimeve elektrike me arkitekturën, konstruksionin, mekanikën dhe disiplinat e tjera MEP.
  • Kontrolli i dimensionimit dhe zbatimit të kabllove, paneleve, tokëzimit, rrufepritësit dhe pajisjeve elektrike.
  • Mbikëqyrja e testimeve, matjeve, komisionimit dhe dokumentacionit as-built për instalimet elektrike.
  • Kontrolli i materialeve dhe pajisjeve elektrike në përputhje me projektin, standardet dhe specifikimet e kontratës.
  • Përgatitja e raporteve të progresit dhe koordinimi i nënkontraktorëve elektrikë.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
  • Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale, preferueshëm në projekte ndërtimi dhe instalime elektrike.
  • Njohuri të mira të sistemeve të tensionit të ulët dhe të mesëm, shpërndarjes elektrike dhe mbrojtjeve.
  • Aftësi në leximin dhe kontrollin e projekteve, skemave njëvijore dhe dokumentacionit teknik.
  • Përdorim i mirë i AutoCAD; njohja e programeve të projektimit/llogaritjes elektrike përbën avantazh.
  • Njohuri të standardeve teknike, sigurisë elektrike dhe procedurave të testimit/komisionimit.
  • Aftësi të mira koordinimi, raportimi dhe zgjidhjeje problemesh në kantier.
  • Gatishmëri për punë dhe lëvizje ndërmjet projekteve sipas nevojave të kompanisë.

Kritere që përbëjnë avantazh:

  • Eksperiencë në hotele, rezidenca, godina shumëkatëshe ose projekte të integruara MEP.
  • Eksperiencë me gjeneratorë, UPS, ndriçim emergjence dhe sisteme të menaxhimit të energjisë përbën avantazh.
  • Licencë profesionale relevante dhe patentë drejtimi kategoria B përbëjnë avantazh.

Shënime


Kandidatet e interesuar te kontaktojne ne numrin e tel : +355 69 8090 143 ose ne adresen e email: info@recruitalbania.al