Rreth pozicionit
HR Studio, për llogari të një kompanie partnere, është në kërkim të një Specialisti Finance Magazine, i cili do të jetë përgjegjës për administrimin dhe kontrollin financiar të lëvizjeve të magazinës, regjistrimin e dokumentacionit dhe rakordimin e gjendjeve fizike me sistemin financiar.
Detyrat
- Regjistrimi dhe kontrolli i hyrje-daljeve të mallrave në sistem.
- Përgatitja dhe administrimi i faturave, fletëhyrjeve dhe fletëdaljeve.
- Rakordimi periodik i gjendjes fizike të magazinës me të dhënat në sistem.
- Kontrolli i dokumentacionit financiar që shoqëron lëvizjet e mallrave.
- Ndjekja dhe evidentimi i diferencave në inventar.
- Pjesëmarrja në proceset e inventarizimit periodik.
- Përgatitja e raporteve mbi gjendjen e stokut dhe lëvizjet e magazinës.
- Bashkëpunimi me departamentin e financës, shitjeve dhe logjistikës.
- Sigurimi i saktësisë së të dhënave dhe dokumentacionit financiar.
Kualifikimet
- Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në financë magazine, kontabilitet ose administrim stoku.
- Njohuri të mira të programeve financiare dhe sistemeve të menaxhimit të magazinës.
- Njohuri të mira të Microsoft Excel.
- Aftësi të mira analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Korrektësi, përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në ekip.
- Aftësi të mira organizative dhe përmbushje të detyrave brenda afateve.
Shënime
Apliko tani!
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në:b.simaku@hrstudiobs.com , +355 69 45 04 920