Kalaja Talent Consulting

Trade Marketing

Tirane • 16/10/2026 • Afati: 26/11/2026 • 22

Rreth pozicionit

Kalaja Talent Consultingkerkon te punesoje Trade Marketing.

Detyrat

  • Planifikon dhe zbaton aktivitetet promocionale në pikat e shitjes, duke siguruar vendosjen e produkteve dhe materialeve promocionale sipas standardeve të kompanisë.
  • Monitoron fushatat promocionale, çmimet dhe aktivitetet e konkurrencës në terren.
  • Koordinon me ekipet e shitjes për realizimin e aktiviteteve të marketingut dhe mbledhjen e informacionit nga tregu.
  • Mbikëqyr vendosjen e produkteve në rafte dhe zbatimin e planogrameve.
  • Organizon evente, degustime dhe aktivitete të tjera promovuese për rritjen e shitjeve dhe njohjes së markave.
  • Menaxhon dhe mbështet skuadrën e Merchandiser-ëve, duke monitoruar realizimin e detyrave dhe objektivave.
  • Ndjek buxhetin e aktiviteteve promocionale dhe analizon efektivitetin e fushatave.
  • Përgatit raporte periodike mbi aktivitetet në terren, performancën e produkteve dhe treguesit kryesorë të performancës (KPI).
  • Bashkëpunon me ekipet e marketingut digjital dhe shitjes për të siguruar koordinimin e fushatave dhe promovimeve.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • 1–3 vite përvojë në Trade Marketing, Marketing, Brand Management ose pozicione të ngjashme.
  • Përvoja në sektorin FMCG përbën avantazh.
  • Njohuri të mira në Microsoft Excel, PowerPoint dhe Outlook.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese.
  • Aftësi për të koordinuar ekipe, për të menaxhuar disa aktivitete njëkohësisht dhe për të punuar drejt objektivave të përcaktuara.

Shënime


Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.