albprogres

Analist Kredie dhe Depozite Korce

Korçë • 20/11/2026 • Afati: 20/12/2026 • 16

Rreth pozicionit

SHKK ALB-Progres, në kuadër të zgjerimit dhe zhvillimit të aktivitetit të saj, kërkon të punësojë një Analist Kredie dhe Depozite Korce .

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore

  • Identifikimi i klientëve potencialë dhe promovimi i produkteve të kredisë, depozitave dhe shërbimeve të tjera financiare.
  • Këshillimi i klientëve dhe analizimi i nevojave të tyre financiare.
  • Mbledhja dhe verifikimi i dokumentacionit të nevojshëm për shqyrtimin e kërkesave për kredi.
  • Bashkëpunimi me strukturat përkatëse për vlerësimin dhe miratimin e kredive.
  • Administrimi dhe monitorimi i portofolit të kredive dhe depozitave.
  • Ruajtja e marrëdhënieve profesionale dhe afatgjata me klientët.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe kriteret

  • Arsim i lartë, preferohet në Financë, Ekonomi, Bankë ose fusha të ngjashme.
  • Të paktën 3 vite përvojë pune në sektorin bankar ose mikrofinanciar.
  • Preferohet të jetë banor i Bashkisë Korçë.
  • Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe bashkëpunimi në grup.
  • Aftësi analitike, organizative dhe vendimmarrëse.
  • Integritet profesional, përgjegjshmëri dhe korrektësi në marrëdhëniet me klientët.

Shënime


Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë:

  • Curriculum Vitae (CV).
  • Letër të shkurtër interesi.
  • Kopje të diplomës dhe certifikata kualifikimi, nëse disponohen.

Email: info@albprogres.org
Subjekti: Aplikim – Oficer Kredie dhe Depozitash – Korçë

Afati i aplikimit: 20.12.2026

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.

SHKK ALB-PROGRES
Bashkohuni me ekipin tonë!