Agikons

Inxhinier Mekanik

Tirane • 20/11/2026 • Afati: 08/12/2026 • 23

Rreth pozicionit

Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë Agi Kons.

Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agi Kons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin: Inxhinier Mekanik

Detyrat

  • Drejton repartin mekanik dhe të saldimit.
  • Interpreton skicat e projekteve dhe i zbaton në punime.
  • Realizon porositë për materialet e domosdoshme që kërkohen për realizimin e produkteve.
  • Kontrollon cilësinë dhe ndjekjen e punimeve të stafit që ka në varësi.
  • Raporton tek Menaxheri Financiar dhe Drejtuesi Teknik.

Kualifikimet

  • Të ketë Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike.
  • Të ketë njohuri për repartet e prodhimit të hekurit.
  • Preferohen kandidatë me eksperiencë të mëparshme pune.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.

Shënime


Kandidatët e interesuar jane te lutur te kontaktojnë ne numrin: +355 67 206 4428 ose te dergojne CV ne emailin hr@agikons.com.

Departamenti i Burimeve Njerezore
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selite, Tiranë