Mogadam

Bashkëpunëtore Shitjesh ne Showroom

Tirane • 20/11/2026 • Afati: 07/12/2026 • 27

Rreth pozicionit

Modagam kerkon: BASHKËPUNËTORE SHITJESH – Showroom Tapetesh Luksi, Tiranë

Jemi një showroom qilimash luksi në Tiranë dhe kërkojmë një bashkëpunëtore që të bëhet pjesë e ekipit tonë.

Nuk kërkojmë thjesht një shitëse. Kërkojmë një person që di të dëgjojë klientin dhe dëshiron të rritet bashkë me biznesin. Puna e saj do të shpërblehet drejtpërdrejt nga suksesi i shitjeve.

Detyrat

Çfarë do të bësh:

  • Do të presësh dhe këshillosh klientët në showroom, duke i ndihmuar të zgjedhin qilimin e duhur për shtëpinë ose ambientin e tyre.
  • Do të prezantosh koleksionet tona: materialet, punimin, origjinën dhe kujdesin për tapetet.
  • Do të kujdesesh që showroom-i të jetë gjithmonë i rregullt dhe elegant.

Kualifikimet

Çfarë kërkojmë:

  • Eksperiencë në shitje, mundësisht me produkte luksi, mobilieri, dizajn interieri ose modë.
  • Komunikim shumë të mirë, mirësjellje dhe shije estetike.
  • Njohje të gjuhës angleze (italishtja është avantazh).
  • Person të besueshëm, me iniciativë dhe me dëshirë për rezultate.

Shënime


Çfarë ofrojmë:

  • Pagë bazë + përqindje nga çdo shitje.
  • Ambient pune elegant dhe të qetë.
  • Trajnim për produktet dhe për botën e qilimave.

Te interesuarit ju lutem te kontaktojne ne numrin : +355697538023

Email ; sara@tektoneng.com