EDIPACK

Koordinator Prodhimi Durres

Durrës • 09/11/2026 • Afati: 05/12/2026 • 19

Rreth pozicionit

Kristi Mermer kerkon te punesoje : Koordinator Prodhimi Durres

Detyrat

  • Kontrollon përmasat e materialeve para prerjes sipas fletës së porosisë.
  • Verifikon që çdo prerje të kryhet sipas dimensioneve të kërkuara.
  • Kontrollon materialet pas prerjes për të siguruar saktësinë dhe cilësinë.
  • Koordinon punën me punëtorët e prerjes dhe operatorët e makinerive.
  • Siguron që çdo porosi të realizohet sipas planit dhe afateve të përcaktuara.
  • Identifikon dhe raporton menjëherë gabimet ose devijimet në prodhim.
  • Mban shënime dhe raporte për porositë e përfunduara dhe kontrollin e cilësisë.
  • Kujdeset për përdorimin korrekt të materialit dhe minimizimin e humbjeve.
  • Bashkëpunon me administratën dhe sektorin e shitjeve për sqarimin e detajeve të porosive.

Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme në përpunimin e mermerit, granitit ose materialeve të ngjashme (preferohet).
  • Aftësi shumë të mira në leximin e përmasave dhe planeve teknike.
  • Saktësi dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
  • Aftësi organizative dhe menaxhuese të punës në prodhim.
  • Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin.
  • Njohuri bazë në përdorimin e mjeteve matëse (metër, shabllone, etj.).
  • Përgjegjshmëri e lartë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj materialit dhe punës.

Shënime

Ofrohet

  • Ambient pune profesional dhe i strukturuar.
  • Pagë konkurruese sipas eksperiencës.
  • Mundësi zhvillimi profesional.
  • Stabilitet pune afatgjatë

Te interesuarit te kontaktojne ne numrin e celularit:+355 69 404 4944

Adresa : Rruga Asti Nushi,Shkozet, Durrës.