Rreth pozicionit
HR Studio është në kërkim të një Menaxheri/e të Shitjeve për Eksport
Kërkojmë një profesionist me përvojë në shitje dhe zhvillim biznesi në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në rajon. Eksperienca duhet të përfshijë shitje jashtë Shqipërisë, krijimin e marrëdhënieve me klientë të huaj dhe zgjerimin e portofolit të bashkëpunimeve
Detyrat
- Zhvillon dhe zbaton planin e shitjeve për eksport, në përputhje me objektivat e kompanisë.
- Identifikon tregje, klientë dhe distributorë të rinj në vendet e rajonit.
- Menaxhon marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe zhvillon bashkëpunime afatgjata.
- Përgatit oferta tregtare dhe negocion çmimet, kushtet e pagesës dhe kontratat.
- Ndjek procesin e shitjes, nga kontakti fillestar deri te realizimi i porosisë dhe arkëtimi i pagesave.
- Bashkëpunon me departamentet përkatëse për disponueshmërinë e produkteve, dokumentacionin e eksportit dhe dorëzimet.
- Analizon konkurrencën, kërkesat e tregut dhe mundësitë për rritjen e shitjeve.
- Kryen takime dhe udhëtime pune jashtë vendit, sipas nevojave të aktivitetit.
- Raporton mbi rezultatet e shitjeve dhe ecurinë e tregjeve që mbulon.
Kualifikimet
- Eksperiencë e mëparshme në shitje për eksport ose në menaxhimin e klientëve në tregjet e rajonit.
- Rezultate të provuara në arritjen e objektivave të shitjeve dhe sigurimin e klientëve të rinj.
- Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh tregtare.
- Njohuri mbi proceset e eksportit dhe kushtet e bashkëpunimit me klientë ndërkombëtarë.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; gjuhët e tjera të rajonit përbëjnë avantazh.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, për të planifikuar aktivitetin dhe për të ndjekur objektivat.
- Gatishmëri për udhëtime pune në rajon dhe leje drejtimi kategoria B.
- Preferohet arsim i lartë në Administrim Biznesi, Ekonomi, Marketing ose fusha të ngjashme.
Shënime
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920