Rreth pozicionit
BOLV Group, është themeluar në vitin 1992 dhe është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme ne Shqiperi. Aktivitetet e BOLV Group përfshijnë ndertimin, zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë te karburanteve, hoteleri, prodhim te produkteve inovative në industrinë e ndërtimit.
Nëse doni të punoni në nje ambient pune që ofron mundësi të barabarta punësimi, rritje profesionale dhe kushte pune në standarte të larta, atëherë BOLV Group është vendi i duhur për ju.
Ne jemi duke zgjeruar ekipin tonë të Restorantit të Rezidencës FOLÉ dhe po kerkojmë nje Ndihmës/e Kuzhine dhe Shërbimi
Detyrat
- Shërbim ndaj klientëve, në pikën e shërbimit të ushqimit, duke garantuar korrektësi, komunikim të sjellshëm dhe shërbim cilësor.
- Përgatitja, sistemimi dhe shpërndarja e ushqimit (catering) pranë kompanive partnere.
- Kujdes maksimal për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e ambientit të punës.
- Te ndihmoje ne pregatitjen e produkteve te nevojshme per pregatitjen e ushqimit dhe organizimin e kuzhinës.
- Bashkëpunimi me stafin për mbarëvajtjen e shërbimit dhe përmbushjen e standardeve të kompanisë.
Kualifikimet
- Te kete te pakten tre vite përvojë e mëparshme në kuzhinë ose shërbim klientele.
- Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe sjellje profesionale.
- Orientim i fortë drejt klientit dhe vëmendje maksimale ndaj cilësisë së shërbimit.
- Aftësi për të punuar në grup.
Shënime
Dërgo CV-në tënde në: human.resources@bolv.al ose telefono ne numrin: 069 40 63 413
Aplikimet do të pranohen deri në datën: 30 Nentor 2026
Pas shqyrtimit te aplikimeve do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Të gjitha aplikimet do të mbahen në arkivë për një periudhë një vjecare.
*Ju njoftojmë se duke paraqitur dokumentet e aplikimit tuaj në adresën e mësipërme, ju i jepni BOLV Group pëlqimin tuaj për të përdorur