Agikons

Pompist

Tirane • 20/11/2026 • Afati: 16/12/2026 • 20

Rreth pozicionit

Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Kompania po zgjeron stafin e saj në departamentin e transportit në pozicionin: Pompist.

Detyrat

  • Operon dhe kontrollon pompat gjatë procesit të punës.
  • Kryen pompimin dhe transferimin e ujit, betonit ose materialeve të tjera.
  • Kryen pastrimin dhe mirëmbajtjen bazë të pompave.
  • Identifikon dhe raporton defektet teknike.
  • Respekton rregullat e sigurisë në punë.

Kualifikimet

  • Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri mbi përdorimin dhe funksionimin e pompave.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar në grup.
  • Gatishmëri për të punuar në kantier ndërtimi.

Shënime


Të interesuarit mund të na kontaktojnë në numrin e telefonit 067 206 4428

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons. Sh. P. K
E-mail:
hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë.