Rreth pozicionit
AgiKons kërkon të punësojë Punëtor Ngarkim-Shkarkim, i cili do të jetë përgjegjës për transportin dhe sistemimin e materialeve dhe pajisjeve, si dhe për përgatitjen e ambienteve të hotelit për evente dhe aktivitete të ndryshme.
Detyrat
- Të kryejë ngarkimin, shkarkimin dhe transportin e materialeve dhe pajisjeve.
- Të sistemojë tavolinat, karriget dhe pajisjet e nevojshme për zhvillimin e eventeve.
- Të asistojë në përgatitjen dhe organizimin e ambienteve të hotelit.
- Të kujdeset për mirëmbajtjen dhe sistemimin e materialeve pas përfundimit të aktiviteteve.
- Të respektojë rregullat e sigurisë gjatë kryerjes së detyrave.
- Të bashkëpunojë me pjesëtarët e tjerë të stafit për mbarëvajtjen e punës.
Kualifikimet
- Aftësi fizike për kryerjen e punëve që kërkojnë ngarkim, shkarkim dhe transport materialesh.
- Të jetë i shkathët, korrekt dhe i përgjegjshëm.
- Të ketë aftësi të mira bashkëpunimi dhe pune në grup.
- Të tregojë kujdes në përdorimin dhe transportin e pajisjeve.
- Të ketë fleksibilitet në orarin e punës.
Shënime
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë ose të kontaktojnë për më shumë informacion në numrin e telefonit +355 68 648 0086.