Algrafika

Shofer

Tirane • 23/11/2026 • Afati: 15/12/2026 • 32

Rreth pozicionit

Bashkohu me ekipin Algrafika!

Algrafika sh.p.k. kerkon shofer!

A je një person i përgjegjshëm, korrekt dhe me eksperiencë në drejtimin e automjeteve? Dëshiron të bëhesh pjesë e një kompanie të konsoliduar dhe në zhvillim të vazhdueshëm?

Atëherë, kjo mundësi mund të jetë pikërisht për ty!

Kush jemi ne?

E themeluar në vitin 1999, ALGRAFIKA sh.p.k. është kompania më e madhe tregtare në Shqipëri në tregtimin e artikujve të letrës dhe kartonave. Që prej vitit 2015, kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në tregjet ndërkombëtare, duke operuar në Kosovë, Greqi, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe më gjerë.

Ke po kerkojme?

Një shofer të përgjegjshëm dhe të motivuar, i cili dëshiron të kontribuojë në suksesin e ekipit tonë.

Kualifikimet

  • Të kesh të paktën 3 vite eksperiencë pune si shofer.
  • Të zotërosh leje drejtimi të kategorisë B.
  • Të kesh aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Të jesh korrekt, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar në punë.
  • Të krijosh marrëdhënie të mira dhe profesionale me kolegët.

Shënime


Nëse mendon se je kandidati i duhur, mezi presim të të njohim!

Dërgo CV-në tënde në: hr@algrafika.al

Ose na kontakto direkt në WhatsApp: 069 70 51 022

Bëhu pjesë e ekipit tonë!