ROAL FOOD

Agjent Shitjesh Tirane

Tirane • 23/10/2026 • Afati: 03/12/2026 • 22

Rreth pozicionit

ROAL FOOD kërkon të punësojë Agjent Shitjesh ne Tirane.
ROAL FOOD është një kompani me mbi 20 vite eksperiencë në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Jemi të pranishëm në të gjithë tregun shqiptar dhe në rajon, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh.Ka ekskluzivitetin e markave më cilësore, për t’i sjellë ato në tryezën e çdo familje.
Qëllimi i punës sonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut, duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes inovacionit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.
Aktualisht jemi në kërkim të stafit të ri, me energji dhe ide të reja, për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë.

Detyrat

  • Të mbulojë zonën e përcaktuar përmes vizitave dhe marrjes së porosive.
  • Të ndjekë dhe zhvillojë zonën/rutinën e punës me klientët ekzistues, si dhe të krijojë klientë të rinj.
  • Të trajtojë dhe të zgjidhë problematikat brenda kompetencave të tij/saj.
  • Të mbajë kontakt të vazhdueshëm me Menaxherin e Shitjeve.
  • Të dërgojë porositë për furnizim nëpërmjet sistemit.
  • Të kontrollojë produktet te klientët për mënyrën e pozicionimit, datën e skadencës dhe rotacionin e tyre.
  • Të ndërtojë marrëdhënie të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me klientët dhe kolegët.
  • Të përgatisë raportet e kërkuara nga Menaxheri i Zonës ose Departamenti i Shitjeve.

Kualifikimet

  • Arsim i mesëm, arsimi i lartë përbën avantazh.
  • Leje drejtimi, kategoria B.
  • Të jetë i komunikueshëm dhe të ketë aftësi të mira në shitje.
  • Të jetë korrekt dhe i besueshëm.
  • Të jetë i aftë të punojë në grup.
  • Të ketë 1-3 vite eksperiencë në fusha të ngjashme.

Shënime


Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju lutemi dërgoni CV-në në adresën e email-it: hr@roalfood.com ose kontaktoni: 0686021526
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per interviste!

Ju mirepresim!