RossmannLala

Specialist Ekspansioni

Tirane • 24/11/2026 • Afati: 05/12/2026 • 12

Rreth pozicionit

Rossmann & Lala po zgjeron ekipin dhe është në kërkim të një Specialisti Ekspansioni, i cili do të kontribuojë në zhvillimin dhe zgjerimin e rrjetit të dyqaneve.

Vendndodhja: Tiranë

Detyrat

  • Identifikimi dhe vlerësimi i zonave me potencial për zgjerimin e rrjetit të dyqaneve, bazuar në analizën e tregut, popullsisë, fuqisë blerëse dhe konkurrencës.
  • Monitorimi dhe analiza e tregut imobiliar, me fokus pronat komerciale, lokacionet potenciale dhe kushtet e tregut të qirave.
  • Identifikimi, vlerësimi dhe evidentimi i ambienteve të përshtatshme për hapjen e dyqaneve të reja.
  • Kryerja e analizave krahasuese të tregut, përfshirë çmimet e qirave, kushtet kontraktuale dhe pozicionimin e konkurrencës.
  • Ndjekja dhe koordinimi i dokumentacionit ligjor, administrativ, teknik dhe operacional të nevojshëm për hapjen e dyqaneve të reja.
  • Pjesëmarrja në procesin e implementimit dhe sistemimit të rafteve gjatë hapjes së dyqaneve të reja.
  • Komunikimi dhe koordinimi me furnitorët vendas dhe të huaj për sigurimin e bazës materiale dhe pajisjeve të nevojshme.
  • Asistimi në analizimin dhe planifikimin e porosive për bazën materiale.
  • Ndjekja dhe koordinimi i procesit të porosive deri në mbërritjen e tyre në magazinë.
  • Monitorimi i niveleve të stokut dhe përgatitja e raporteve periodike mbi porositë dhe disponueshmërinë e bazës materiale.
  • Përgatitja e raporteve mbi mundësitë e reja të ekspansionit, zhvillimet e tregut imobiliar dhe aktivitetin e konkurrencës.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Financë ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë pune 2-3 vite në Retail, Real Estate, Prokurime ose pozicione të ngjashme.
  • Njohuri shumë të mira të Excel dhe paketës Microsoft Office.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
  • Njohuri të gjuhës angleze në nivelin B2; njohja e gjermanishtes përbën avantazh.
  • Patentë drejtimi e kategorisë B.
  • Disponibilitet për udhëtime dhe lëvizje brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në Ballkan dhe Evropë.

Shënime


Çfarë ofrojmë:

  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
  • Angazhim në projekte konkrete të zgjerimit dhe zhvillimit të kompanisë.
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
  • Mundësi për të fituar eksperiencë në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.
  • Paketë konkurruese shpërblimi, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet.

Afati i fundit i aplikimit: 05.12.2026

Si të aplikoni?

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në adresën: hr@rossmann-lala.al

Bëhu pjesë e ekipit Rossmann & Lala dhe kontribuo në zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit tonë!