Rreth pozicionit
Rossmann & Lala po zgjeron ekipin dhe është në kërkim të një Specialisti Ekspansioni, i cili do të kontribuojë në zhvillimin dhe zgjerimin e rrjetit të dyqaneve.
Vendndodhja: Tiranë
Detyrat
- Identifikimi dhe vlerësimi i zonave me potencial për zgjerimin e rrjetit të dyqaneve, bazuar në analizën e tregut, popullsisë, fuqisë blerëse dhe konkurrencës.
- Monitorimi dhe analiza e tregut imobiliar, me fokus pronat komerciale, lokacionet potenciale dhe kushtet e tregut të qirave.
- Identifikimi, vlerësimi dhe evidentimi i ambienteve të përshtatshme për hapjen e dyqaneve të reja.
- Kryerja e analizave krahasuese të tregut, përfshirë çmimet e qirave, kushtet kontraktuale dhe pozicionimin e konkurrencës.
- Ndjekja dhe koordinimi i dokumentacionit ligjor, administrativ, teknik dhe operacional të nevojshëm për hapjen e dyqaneve të reja.
- Pjesëmarrja në procesin e implementimit dhe sistemimit të rafteve gjatë hapjes së dyqaneve të reja.
- Komunikimi dhe koordinimi me furnitorët vendas dhe të huaj për sigurimin e bazës materiale dhe pajisjeve të nevojshme.
- Asistimi në analizimin dhe planifikimin e porosive për bazën materiale.
- Ndjekja dhe koordinimi i procesit të porosive deri në mbërritjen e tyre në magazinë.
- Monitorimi i niveleve të stokut dhe përgatitja e raporteve periodike mbi porositë dhe disponueshmërinë e bazës materiale.
- Përgatitja e raporteve mbi mundësitë e reja të ekspansionit, zhvillimet e tregut imobiliar dhe aktivitetin e konkurrencës.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Financë ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë pune 2-3 vite në Retail, Real Estate, Prokurime ose pozicione të ngjashme.
- Njohuri shumë të mira të Excel dhe paketës Microsoft Office.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
- Njohuri të gjuhës angleze në nivelin B2; njohja e gjermanishtes përbën avantazh.
- Patentë drejtimi e kategorisë B.
- Disponibilitet për udhëtime dhe lëvizje brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në Ballkan dhe Evropë.
Shënime
Çfarë ofrojmë:
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Angazhim në projekte konkrete të zgjerimit dhe zhvillimit të kompanisë.
- Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për të fituar eksperiencë në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.
- Paketë konkurruese shpërblimi, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet.
Afati i fundit i aplikimit: 05.12.2026
Si të aplikoni?
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në adresën: hr@rossmann-lala.al
Bëhu pjesë e ekipit Rossmann & Lala dhe kontribuo në zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit tonë!